Protestë para Gjykatës Kushtetuese nga profesionistët e lirë. Delet simbolika e këtij tubimi, ja kuptimi

Shoqëria civile dhe përfaqësues te opozitës kanë dalë në protestë përpara Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.


Një protestë e qetë, pa përplasje apo ushtrim dhune, por me me një simbolikë aq të heshtur e njëkohësisht aq të fortë.

Bëhet fjalë për prezencën e deleve në protestë, të cilët u sollën nga profesionalistët e lirë më sloganin “Mos rri si dele protesto”.

“Kafe po, protestë jo”, “Plazh po, protestë jo”, ishin disa prej shkrimeve të varura në qafen e deleve

Që nga 1 janar 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin e profesionet e lira, për tatimin nga 15-23%, është paditur 4 herë në Kushtetuese, ndaj dhe tubimi po mbahet përpara këtij institucioni ligjor.

Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 qershor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme