Rritjen e shtesave në paga në vlerë prej 30 përqind si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, kërkuan sot sindikatat para Entit shtetëror të statistikave. Në ditën e tretë të protestave, SPOGJ përsëri i dërgoi porosi Qeverisë që protestat e tyre të mos i quaj greva.
Kryetari i SPOGJ, Trpe Deanovski informoi se në këtë moment, derisa po protestohet për rritje të shtesave në paga, 988 të punësuar akoma nuk e kanë marrë pagën e muajit dhjetor. SINKRON: Trpe Deanovski, kryetar i SPOGJ “Bëhet fjalë për të punësuarit në të gjitha inspektoratet në vend.
Për shkak të vonesave të Ministrisë së Financave, e cila nuk i ka ndërmarrë obligimet në kohë, e në pajtueshmëri me ligjet, i la 988 të punësuar pa rroga, pa kredi të kthyera, pa pagesa të faturave në muajin mq të gjatë të vitit. Dje kaloi afati ligjorë për pagesën e pagës që duhet të paguhet më së voni deri më datë 15 të muqjit, dhe akoma nuk kq informacione kur dhe nëse këta punëtorë do të marrin paga.” /alsat.mk