Me thirrjet “Për Florencin” qindra protestues marshuan nga Piramida deri në ambasadën franceze në Tiranë.
Protestuesit kërkojnë një reagim nga shteti shqiptar dhe zbardhjen e të vërtetës për atë që ndodhi me Florenc Beqirajn, shkodranin që ndërroi jetë në spitalin francez pasi u gjet i dhunuar dhe i varur
. Sipas autoriteteve franceze bëhet fjalë për një vetëvrasje, por familjarët e tij thanë se 22 vjeçari mezi priste të kthehej në shtëpi, ndërsa kishte qenë i shqetësuar se mund ta vrisnin.
Mediat franceze konfirmuan shqetësimet e Florenc Beqirajt që një natë para se të gjendej i varur kishte kërkuar të ndryshonte dhomën për shkak se i rrezikohej jeta, shkruan Lapsi.