Protestojnë aktorët në Shkup – na e ktheni teatrin!

Sot komuniteti artistik ka realizuar një protestë që ka fillar prej Teatrit për Fëmijë në Çarshi të Shkupit, e ka përfunduar para Ministrisë së Finansave.

Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë për media:

Deklaratë
Të nderuar kolegë, përkrahës, media dhe qytetarë.

Së pari ju falënderojmë për përkrahjen tuaj dhe mbarëvajtjen e protestës, me çka dëshmuam se ne jemi pro respektimit të ligjeve dhe rendit në këtë shtet. Prandaj dhe jemi mbledhur sot këtu përpara ministrisë për financa, për të kërkuar që edhe ministri, Fatmir Besimi, bashkë me komisionet i tija, t’i respektojnë ligjet gjatë sjelljes së vendimeve.

Me denacionalizimin e objektit të teatrit, jo vetëm që nuk respektohet ligji për denacionalizim, por njëkohësisht jepet pronë që është në interes publik, e aq më tepër edhe nacional. Me këtë dëmtohet kultura jonë në përgjithësi, e në veçanti dëmtohen fëmijët shqiptarë të cilët nuk arritën t’i gëzohen institucionit të ri teatror i dedikuar pikërisht për ta. Pas përpjekjeve shumëvjeçare për themelimin e një Institucioni Nacional Teatër Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj, ju arritët që ta uzurponi pronën e tij, të na lini ne aktorëve në rrugë, kurse fëmijët shqiptar pa mundësinë për të ndjekur shfaqje teatrore. Nëse ju nuk e doni teatrin dhe kulturën, të paktën mos ua cenoni këtë kënaqësi dhe të drejtë fëmijëve.

Njëherit apelojmë që ne si zgjidhje të vetme e shohim anulimin e këtij vendimi të paligjshëm dhe kthimin e objektit në pronë të teatrit. Çdo zgjidhje tjetër, mund të jetë kompromis politik në dëm të kulturës, sepse në kulturë dhe art nuk ka kompromise.
Ktheni teatrin!
Ju faleminderit!

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme