Proteston shoqata e transportuesve në Gjilan, të pakënaqur me mbështetjen në kohë pandemie

Shoqata e transportuesve “Anamorava” në Gjilan është duke defiluar me autobusë nëpër këtë qytet si shenjë pakënaqësie se nuk po mbeshteten nga pushteti lokal e qendror pas humbjeve që i pësuan nga pandemia.

Kërkesat e tyre janë; mbulimi i shpenzimeve pas vendimit që Qeverisë së Kosovës për mbylljen e transportit për 77 ditë shkaku i Covid-19, pastaj kompensimi i 50% i kapaciteteve të autobusëve pasi ekzekutivi qendror vendosi në shfrytëzimin e vetëm 50% të kapaciteteve të autobusëve, njofton Klan Kosova.

Kërkesë tjetër është edhe lirimi nga pagesa e peronizimit nga Komuna e Gjilanit gjatë kohës pandemike si dhe ndalimi i operimit të taksave ilegale.

Këta zotohen se një protestë të tillë do ta organizoinë çdo ditë nga 1 orë deri të merren parasysh kërkesat e tyre dhe nëse kjo nuk ndodh këta paralajmërojnë edhe shprehjen e pakënaqësisë me autobusë edhe në qendër të Prishtinës.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme