Protestues nga disa qytete të vendit, të shoqëruar nga familjar të viktimave të tragjedisë së Koçanit, sot marshuan për drejtësi rrugëve të Shkupit

Gazetar: Angell Dimovski

Kjo është dhimbje o njerëz, kjo është tragjedi o njerëz që na shkatërroi, kjo është diçka e paparë, mos e harroni këtë dhe ta lini ashtu.

Nuk do të lusim për drejtësi, do të luftojmë për drejtësi. Drejtësia nuk duhet të vonohet, drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, ne nuk kërkojmë mëshirë, ne kërkojmë drejtësi – mijëra qytetarë në marshimin e sotëm të 30 të engjëjve, kujtuan se edhe pas tetë muajsh ende nuk ka epilog rreth tragjedisë.

A është alternativa, të jetosh në një shtet ku prindërit kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në disko, sepse po digjen diskot, a është alternativa për të jetuar në një shtet ku kemi frikë të shkojmë në spital, sepse edhe spitalet po digjen, ku ke frikë të udhëtosh sepse po digjen edhe autobusët, ku është e rrezikshme të marrësh frymë sepse po digjen deponitë.

“Unë dua të jem një shembull për çdo familje siç ishte familja ime, por nuk dua të jem një shembull tani siç vuan familja ime, nuk dua të kem zemërim ndaj askujt, por u detyrova nga njerëz, që të mos jem në gjendje të jetoj, as unë dhe as ata përreth meje. Kjo nuk është jetë, kjo nuk është lumturi”, tha një prind.

Prindërit e viktimave u kërkuan gjyqtarëve, prokurorëve dhe institucioneve të tjera të përfshira për të siguruar drejtësi dhe për të rikthyer besimin në sistem.

“Kërkojmë drejtësi, të vërtetë, të plotë dhe në kohë. Çdo vonesë në procedim është një plagë e re për ne, një fyerje e re për kujtesën e fëmijëve tanë, por edhe një goditje e re për besimin e gjyqësorit dhe institucioneve, jetëgjatësia e procedurave për krime të rënda është një shkelje e ligjit dhe një gjykim efektiv, dhe ne nuk mund të presim më, u bëjmë thirrje gjyqtarëve, prokurorëve dhe të gjitha institucioneve të përfshira të përmbushin detyrimin e tyre ligjor moral, të sigurojnë drejtësi dhe të rivendosin besimin në sistem”, shtoi një prind tjetër.

Deri më tani, 35 individë dhe tre persona juridikë janë përfshirë në hetim, të gjithë të ndjekur penalisht për vepra të rënda kundër sigurisë publike./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme