Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar nga diaspora edhe Kryeministria.
Policët tashmë janë vendosur në mbrojtje të godinës së qeverisë. Protestuesit janë përballë policëve, teksa bënë edhe thirrje ndaj tyre që të heqin kapelet. “Hiqni kapelet”, ishte thirrja e protestuesve.
Vijuan të kumbojnë thirrjet “Polici këtu na ke, ti mbron kriminelët e jo ne”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” etj.
The post Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



