Protestuesit po fillojnë të mblidhen në Berlin kundër kufizimeve për koronavirus

Organizatorët parashikojnë që rreth 22,000 persona do të jenë në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e Covid-19.

Një marshim i ngjashëm disa javë më parë mblodhi ithtarët e antivaksinimit, teoricienët e konspiracionit dhe “mendimtarët e lirë” siç vetëquhen. Por ajo u shpërnda kur u pa se protestuesit i hodhën poshtë qëllimisht rregulloret e sigurisë.

Autoritetet e Berlinit e kishin ndaluar zhvillimin e kësaj ngjarjeje, nga frika se pjesëmarrësit nuk do të ishin në gjendje të mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.

Por një gjykatë doli në krah të organizatorëve, duke thënë se nuk kishte asnjë indikacion që demonstruesit do të injoronin qëllimisht udhëzimet e distancimit shoqëror.

Rreth 3,000 policë janë duke u vendosur [ërreth tyre dhe autoritetet paralajmërojnë se marshimi do të prishet “shumë shpejt” nëse shkelen rregullat.

Megjithëse Gjermania deri më tani nuk i ka parë valët e shpërthimeve që janë parë në disa pjesë të Evropës, ajo ka një normë në rritje të infeksioneve. Numrat e rasteve të reja po arrijnë nivele të larta që janë regjistruar në prill.

Disa demonstrues mbajnë një flamur që i referohet Republikës Demokratike të Gjermanisë, e cila ishte Gjermania lindore që drejtohej nga komunistët në vitet 1949-1990

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme