Protestuesit e parë tanimë janë nisur nga qytete të ndryshme drejt Tiranës, ku në ora 12:00 do të mbahet protesta e Partisë Demokratike kundër qeverisë.
Mësohet se rreth tremijë qytetarë nga Fieri janë nisur sot në orën 8:00 drejt Tiranës. Grumbujt e protestuesve janë parë në pika të ndryshme të qytetit. Në automjetet e protestuesve nga Fieri, do të vendoset kamera në çdo automjet në mënyrë që të filmohet çdo debat me policinë gjatë rrugës.
Nga Lezha do të nisen 12 autobusë dhe shumë qytetarë me mjete private.
Sipas PD nga ky qytet janë afro 2 mijë persona që do t’i bashkohen protestës. Gjithashtu të tjerë autobusë po nisen nga Shkodra, 3 autobusë nga Gjirokastra, 350 persona janë nisur nga Saranda, rreth 3-4 mijë persona nga Shkodra, rreth 6 mijë persona nga qarku i Dibrës, 500 persona nga Kukësi, 6 autobusë dhe 50 makina nga Berati.