Provat i morëm nga media, OJQ dhe Rama/ Kapexhiu ‘thumbon’ DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një përgjigje për gazetën SOT, ata kanë sqaruar se mbi çfarë bazash e kanë marrë vendimin për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit.

Në mënyrë të habitshme, në reagimin e tyre për gazetën SOT, thuhet se ata e kanë marrë vendimin bazuar te raportimet e mediave, nga Organizatat Joqeveritare dhe nga vetë qeveria e Edi Ramës.

Pikërisht kjo deklaratë ishte në qendër të vëmendjes së mjeshtrit Bujar Kapexhiu, që sjell karikaturën e radhës në gazetën Mapo.

Ajo titullohet: “Në qendrën e grumbullimit”.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme