Provat që inkriminojnë Beqirin në mbylljen e hetimeve me para [audio bisedat]

Emin Beqiri po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Hetimet për Eminin dhe për Rrahim Hashimin kanë nisur pas disa raportimeve të “Kohës Ditore”.

Gazeta ka sjellë dëshmi për inkriminimin e Beqirit në një rast ku sekseri tashmë i arrestuar, Rrahim Hashimi, kërkonte para për mbylljen e një hetimi. Beqiri takohej shpesh për këtë rast me sekserin. Kjo dëshmohet në incizimet që posedon gazeta.

Për Hashimin, gazeta ka raportuar se ka shërbyer si sekser i Policisë së Kosovës për mbylljen e hetimeve me ryshfet. Ai është takuar shpesh me sekserin, ndërsa për disa takime ekzistojnë edhe incizime.

Megjithatë, një burim i ka thënë gazetës se këto incizime përveçse janë fshirë nga telefoni ato i janë dorëzuar edhe në kopje fizike, e cila po ashtu nuk ekziston dhe nuk është dorëzuar kurrë në Prokurorinë Speciale, e cila po e zhvillon këtë hetim pas publikimit të hulumtimit në gazetë.

Pjesë nga transkripti i siguruar nga “Koha Ditore”:

Sekseri: Departamenti i Krimeve të Randa dhe Ekonomike se është e lidhtë me tanë Kosovën, e kanë drejtor Emin Beqirin.

Zyrtarja e QAD: Po, Eminit ja kom ni zanin. Kam nejt me Eminin në zgjedhje.

Sekseri: Jo në zgjedhje po Emini vjen çdo të ditë të unë, po të kallxoj, tash mos më shti…

Zyrtarja e QAD: Po, edhe unë kom nejt me to.

Sekseri: A mundeni me i përtheku qato pare se i kom shti fjalët se duhet me ja jep sot…

Më poshtë dëgjojini bisedat:



© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme