Provokime të reja në veri, shfaqen mesazhe dhe simbole nacionaliste

Një tjetër akt provokues nga serbët ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Kësaj here, një mesazh ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë është shfaqur me mbishkrimin: “Për ty jap jetën, emri yt është i përjetshëm”, shoqëruar me flamurin serb, njofton Klankosova.tv.

Fotografia është realizuar pranë foltores së kishës së Shën Dhimitrit, ku në sfond duken pjesë të veriut dhe jugut të qytetit.

Në këtë skenë janë përfshirë katër persona, prej të cilëve dy janë të maskuar, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen provokime të tilla.

Më 7 janar, menjëherë pas përfundimit të Krishtlindjes Ortodokse, është shpërndarë një tjetër mesazh provokues ku theksohej se “Nuk dorëzohemi”.

Në atë rast, një hartë e Kosovës ishte zhytur në tri ngjyrat e flamurit serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme