Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë “Deutsche Welle” se kur flet për “fajësinë e Sllobodan Millosheviçit” ka Serbinë në mendje.
“Gjykata e Hagës me dënimin e Radovan Karaxhixhit teorikisht përcaktoi se nuk ka fakte se Sllobodan Millosheviç, që është Serbia – sepse Millosheviç ishte presidenti i saj – ishte fajtor për krime lufte”, tha Daçiq.
Daçiq ka shtuar se me vendimin e saj Gjykata e Hagës tregoi se nuk e ndan Serbinë nga Millosheviçi, përcjell Panorama.
Deri tani Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina kanë hapur padi ndaj Serbisë. Një gjë të tillë ka paralajmëruar dhe Hashim thaçi, por pa përcaktuar një afat kohor.
I pyetur se çfarë lloj marrëdhënies ka me këto tre vende Serbia, Daçiq është përgjigjur se “lidershipi është i hapur për paqe dhe stabilitet në rajon”.
Kurse i pyetur se kur Serbia do të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se çështja nuk është e natyrës politike, por një problem me ligjin ndërkombëtar.
Ministri i Jashtëm gjithashtu tregoi dhe për një bisedë me Zv.Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
“E dini që Nuland më ka thënë se SHBA-të kanë 20 vite që investonin për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Daçiq.