Droga, orët e shtrenjta, kafshët- të gjitha këto janë disa nga gjërat që agjentët e doganave janë mësuar që t’i hasin si ilegale. Por, ky rast i ndodhur në Gjermani mund të jetë “mbreti” i kontrabandimeve.
Një burrë nga Irani ka provuar që ta kalojë në derën e aeroportit “asgjë për të deklaruar”, në momentin që ai u ndal nga autoritetet e aeroportit të Dusseldorfit.
Të gjithë agjentët kërkuan në çantën e udhëtimit të 43 vjeçarit, duke zbuluar kështu një rast shumë të rrallë. Së bashku me 600 cigare, burri kishte me vete një kurorë që peshonte 126 gramë e punuar me plot 18 karatë, shkruajnë mediat lokale gjermane, përcjell gazetametro.net
Burri tha se kurora kishte ardhur nga Afganistani për në Iran. Ai do ja dërgonte atë si dhuratë për martesë dikujt në Belgjikë.
Zyrtarët kanë vlerësuar se vlera e kurorës është përafërsisht 3, 500 euro.
Dogana ka filluar një procedurë kundër burrit për shkak të përpjekjes për evazion fiskal. Mirëpo, për shkak se ai ka paguar shumën e nevojshme në aeroport dhe gjithashtu ka paguar edhe garancinë për dënimin e tij, ai u lejua që ta marrë me vete kurorën.