PS, kallëzim për Bashën, debate në Kuvend për kontratën lobuese të PD

PS do të kallëzojë në prokurori kreun e PD, Lulzim Basha për pastrim parash, të hënën e ardhshme. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla iu rikthye akuzave për kontratën lobuese të PD në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se kryedemokrati Basha duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale.

“Për herë të parë një parti është përfshirë në një aferë të pistë transaksioni parash. Ke ngritur një furtunë, kazanin e akuzave për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 863 mijë euro në makinë, duke bërë prokurorin sa herë do. Sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 mln dollar për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë? Burimet bëjnë me dije se këto para administrohen nga një person i lidhur me Bashën. Fondi është krijuar në një ishull offshore për të fshehur gjurmët që të çojnë tek Basha. Jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale që bien drejtpërdrejt mbi Bashën. Kjo është skema më e pastër e pastrimit të parave. Të hënën do të paraqesim kallëzim penal për Lulzim Bashën për këtë skemë mashtrimi”, tha Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS.
Akuzave iu përgjigj vetë Lulzim Basha I cili akuzoi mazhorancës se po kërkon të mbulojë skandalin, ku është i përfshirë ish ministri Tahiri ndërsa ftoi PS që të mos vonojë por ti dërgojë menjëherë dokumentet në prokurori.
“Akuzat për pastrim parash nga PD janë furtunë në gotë për ti ikur të vërtetave për ty, Saimir Tahirin, vëllain e Fatmir Xhafës. PD ka çuar në KQZ sipas ligjit çdo të ardhur. Nga ka asgjë për të fshehur PD. Njeriu që fsheh paratë je vetëm t’i Edi Rama. Ti je ai që duhet të ishte nën akuzë për pastrim parash. Mos prit të hënën. Çoji sot dokumentet në Prokurori”, reagoi Basha.
Prej më shumë se një jave, socialistët akuzojnë PD për lobime ndërkombëtare me para të dyshimta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme