“PS për herë të parë do të zgjedhë e vetme”/ Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së: Zgjedhja e Metës ishte me detyrim

Kryeministri Edi Rama në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS tha se “90% e shqiptarëve do ishin më të përshtatshëm për rolin e Presidentit të ri se sa Ilir Meta”.

Shefi i qeverise tha se për herë të parë, PS ka mundësinë dhe votat ta zgjedhë vetë presidentin apo presidenten e re.

Rama tha se, tani duhet “që të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhshme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, të ketë integritet, garantojë respekt të ndërsjellë mes institucionit të Presidentit dhe aleatëve tanë strategjikë, partnerëve tanë, miqve të Shqipërisë”.

Deklarata e Ramës:

Sot si jeni informuar jemi mbledhur për të startuar dhe brenda grupit tonë parlamentar procesin e identifikimit të kandidaturës më të përshtatshme për Presidentin apo presidenten e re.

Për herë të parë PS ka mundësinë që ta zgjedhë e vetme Presidentin apo Presidenten, çka do të thotë se për herë të parë ka PS përgjegjësinë për cilësinë e kandidaturës.

Në pamje të parë duket një sfidë e lehtë po të kemi parasysh që thuajse çdo kandidaturë që mund të plotësonte disa kritere fare elementare, si psh njohjen e gjuhës shqipe, pasjen e një karriere profesionale, vetëpërmbajtjen në raport me ligjin e kushtetutën do ishte më e mirë se sa presidenti aktual.

Por nga ana tjetër ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien e profilin e PS, është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që do ishte më i përshtatshëm për atë rol se sa Ilir Meta.

Gjë që do e përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por që të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhshme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, të ketë integritet, garantojë respekt të ndërsjellë mes institucionit të Presidentit dhe aleatëve tanë strategjikë, partnerëve tanë, miqve të Shqipërisë.

Këtu sfida vështirësohet dhe këtu përzgjedhja është shumë më e ngushtë sesa çdo të ishte në një sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni dhe më të papërsëritshëm në llojin e vet që Shqipëria ka pasur rastin ta këtë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim përcaktim për ne që nuk i kishim votat për të zgjedhur presidentin dhe gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, mungonte opozita zyrtare dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që do të mund ta përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte ne zgjodhëm një president për opozitën, duke menduar se do të ishte edhe për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën dhe i dha  vendin një president që ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur qysh prej vitit 1991”, tha Rama./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme