Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 Majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 21,305 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 10,951 vota.
Diferenca mes palëve është 10,354 vota. Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 3,161 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 1,176 vota.