Pse dha dorëheqje ministri Fatmir Rexhepi pas 10 shkurtit ?[video]

10 vjet pas demonstratës së 10 shkurtit të vitit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit, dorëheqja që pati dhënë atëherë Ministri i Brendshëm, Fatmir Rexhepi, vazhdon të cilësohet pozitivisht si një praktikë e pëlqyer.

Fatmir Rexhepi, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, ka treguar për emisionin COSMO të KTV-së se çfarë e pati shtyer atëherë të jepte dorëheqje, përkundër faktit që ai nuk kishte pasur asnjë kompetencë ndaj policisë së UNMIK-ut. Siç ka thënë Rexhepi, ai e kishte ndjerë moralisht të nevojshme të dorëhiqej, si një thirrje për ndërkombëtarët që ishin përgjegjës për vrasjet dhe plagosjet e demonstratës së 10 shkurtit. (min: 14:45).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme