Pse duhej që Adem Jashari të lindte më 28 nëntor?

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, mbrëmë hapi një polemikë të madhe në lidhje me ditëlindjen e heroit Adem Jashari, shkruan Periskopi.

Deri tash nuk kanë rreshtur komentet e shumta, dhe madje nga nipi i tij u bë e ditur se emri i vërtetë i Adem Jasharit ishte Fazli.

Por, nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari ka mohuar që xhaxhai i tij të ketë lindur më 10 tetor siç pretendon Nexhmedin Spahiu. Ai beson që ditëlindja e Adem Jasharit është 28 nëntori, dita historike për kombin shqiptar.

Sidoqoftë, duhet shtruar pyetja: Pse është kaq e rëndësishme ditëlindja e Adem Jasharit? Përgjigjja është fare e thjeshtë: ka rëndësi simbolika. Në mendësinë e një pjese të madhe të shoqërisë besohet që gjërat janë të paravendosura – dhe kësisoj, injektohet mendimi se Adem Jasharit e kishte të shkruar të bëhej hero i vendit.

Imagjinoni sikur Adem Jashari të kishte lindur më 29 nëntor, ose 17 shkurt, ose 4 korrik? Kjo sidoqoftë, nuk do të thoshte asgjë për veprimtarinë e tij.

I gjithë debati si i tillë është i kotë, dhe nëse është falsifikuar ditëlindja e tij në të mirë të forcimit të figurës së Adem Jasharit, atëherë autorët duhet të dalin para përgjegjësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme