Pse e premtja si ditë pune, nuk respektohet në vendin tonë?

Gazetar: Adnan Qaili

Puna e shtetit të premteve sikurse nuk shkon për qejfi. Kjo, veçanërisht për pjesën më të madhe të administratës publike, shkruan Alsat.

Vetëm në shtetin tonë dëgjohet më së shpeshti thënia “e lidhim me fundjavën ose ditën e festës” ndërkohë që për punonjësit e besimit islam, e premtja lidhet me xhumanë, dhe rrallëkush rikthehet në punë pas faljes së saj për të përmbushur orarin e plotë të punës.

Ky fenomen nuk është i panjohur as për pjesën tjetër të botës; ka shtete që shkurtimin e të premtes e zbatojnë prej kohësh tashmë, ndërkohë që, një formë të tillë, sapo është prezantuar edhe në Shqipëri. Ndikuar edhe nga temperaturat e larta, lirimi nga angazhimi i pensionistëve dhe shtatzënave, sezonet e pushimeve etj. duket se orët e fundit të së premtes janë të pakapërcyeshme. Anketuam të punësuar të ndryshëm lidhur me këtë ndjesi, dhe shumica e tyre thonë madje se shkurtimi i orarit i të së premtes, do t’i bëjë ata më produktivë në ditët e tjera, duke konsideruar se fundjava do t’u dhurojë më shumë qetësi dhe kohë për familjen.

“Po, do të jetë më produktive! Nuk do të piqem këtu në 200 gradë, nuk do të dalë jashtë. Atë punë që mund ta kryej për 6 orë punë efektive, përse të rri edhe dy orë më shumë pa lidhje. Për shembull në vendet skandinave të premten e kanë ndërprerë plotësisht orarin e punës, nëse edhe tek ne bëhet ditë jo pune do të jemi shumë më produktivë në katër ditët tjera”, tha një qytetar.

“Po sigurisht që do të jetë shumë më efikase për shkak se tani në këtë kohë të nxehtë, nëse dalim më herët sot, të nesërmen do të jemi më të freskët për të dhënë maksimumin tonë në shërbim të qytetarëve. Besoj që autoritet e vlerësojnë sa jemi produktiv, ata e dinë më mirë, por është e vështirë në këto temperatura të qëndrosh 8 orë në zyrë. Ajo është fazë eksperimentale, por shpresoj që shumë shpejtë ai proces do të arrijë edhe tek ne”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Produktiviteti nuk ka të bëjë vetëm me numrin e orëve, por sa kohë që njeriu mund të organizohet në atë orar të punoj të gjitha atë punë që duhet të kryej. Sipas meje 8 orë janë optimale për një orar të punës! Po, sigurisht por unë e them sërish varet nga njeriu sa di të organizohet me të vërtetë për 6 orë ta kryej atë volum të punës ditore”, tha një qytetare.

Për t’u legjitimuar një ide e tillë në vendin tonë duhet të bëhen ndryshime ligjore. Deri tani ka pasur iniciativa por asnjëherë nuk kanë marrë vulën e ligjit apo edhe miratimin deri në kuvend.

Në Shqipëri është propozuar gjithashtu një model i ngjashëm për më shumë fleksibilitet në oraret e punës, ku sipas saj, orët e shkurtuara të së premtes, do të shpërndahen me nja gjysmë ore gjatë 4 ditëve të tjera të punës.

Të parët që e kanë praktikuar shkurtimin e orarit të punës janë vendet skandinave, ku të premten nuk punohet fare, dhe produktiviteti i matur në katër ditët e tjera të javës ka qenë shumë më i lartë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme