Pse edhe partitë opozitare hezitojnë të bashkëpunojnë me Albin Kurtin?

Xhevdet POZHARI

Me refuzimin e ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për protesta, të gjitha subjektet politike opozitare dëshmojnë se e kërkojnë pushtetin pa shumë mundime. Sidomos, nëse elektorati i tyre i voton dhe është i pajtuar me këtë gjendje.

Po ashtu, kjo rrethanë vë në pah edhe pozicionin e Vetëvendosjes, e cila ende nuk ka arritur të krijojë ura bashkëpunimi me subjekte të tjera dhe të ketë marrëveshje mirëbesimi. Faji asnjëherë s’mund të jetë veç i njërës palë, ngaqë kjo dëshmon paaftësinë që dy subjekte të caktuara të gjejnë më shumë pika që i bashkojnë sesa që i ndajnë.

Sidoqoftë, subjektet e tjera opozitare që përgjithësisht kanë një të kaluar me PDK-në, jo rrallëherë e kanë dëshmuar se më komode ndjehen kur bashkëpunojnë me Hashim Thaçin apo Kadri Veselin sesa me Albin Kurtin. Njëjtë ndodhi me LDK-në, Nismën e AAK-në. Me gjasë, njëjtë do të ndodh edhe me PSD-në.

Në këto rrethana, Vetëvendosje ngelet e vetme, pa partnerë politik në të cilët mund të llogarisë dhe si rëndom, rrezikon që edhe për shumë kohë të ngelet në opozitë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme