Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e ka përgëzuar Aleksandar Vuçiqin për triumfin në zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Siç ka thënë Erdogan raportet ndërmjet Turqisë e Serbisë kanë një kontribut të madh në prosperitetin rajonal.
“Udhëheqja, vizioni dhe përpjekjet e juaja kanë luajtur një rol të madh në arritjen e bashkëpunimit dhe frymën e partneritetit rajonal që ka lënë një shenjë të madhe në marrëdhëniet tona dypalësh viteve të fundit”, ka thënë Erdogan, njofon Sakte.net
“Si dy liderë të cilët janë zgjedhur gjatë qëndrimit si kryeministra besojmë se do të punojmë plotësisht për të forcuar marrëdhëniet tona sidomos në ekonomi”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenti i Turqisë.
Por, ajo që vihet re në një hulumtim të thjeshtë të internetit, nuk mund të gjesh asnjë foto nga takimi i Erdogan me Vuçicin, për dallim nga liderët shqiptarë që kanë “foto-albume” të shumta!/Sakte.net