Akuzat se pse deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” marrin pagën e shtetit i është kundërpërgjigjur anëtari i kësaj partie, Erzen Vraniqi.
Ai ka bërë një krahasim me disa prej heronjve shqiptar të cilët kishin marrë paga në kohën e Perandorisë Osmane si dhe Jugosllavisë, transmeton Indeksonline
“Hasan Prishtina ka marrë rrogë nga Perandoria Otomane, por ka punuar për pavarësi prej saj, Emin Duraku ka marrë rrogë nga pushteti fashist, por e ka luftuar atë, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla e Ukshin Hoti kanë marrë rrogë nga pushteti jugosllav, por kanë punuar kundër projektit jugosllav e për bashkim kombëtar”, ka shkruar ai në “Facebook”.