Pse Lëvizja BESA është fituese morale e zgjedhjeve të 11 dhjetorit?

OPINION nga : Fitim DIKA

Përveç numrave që na janë servuar se BDI ka fituar 86,795 vota dhe dhjetë mandate, për dallim nga Lëvizja BESA që ka fituar 57.868 vota dhe pesë mandate, nuk e di nëse është bërë analizë sesi kanë ardhur deri te këta numra. Mua më pak më intereson numri i mandateve, për shkak të sistemit jo-fer të D’honit, por edhe të ndarjes së Maqedonisë në gjashtë zona zgjedhore të pabarabartë. Atëherë le ti analizojmë disa çështje sesi erdhëm deri te këta numra dhe kush është fituesi real i zgjedhjeve. E para, presionet dhe shantazhet janë të domosdoshme dhe vështirë se do mund të rregullohen edhe në ndonjë qeveri të ardhshme, pasi thuajse asnjë drejtor osë udhëheqës nuk është vendosur nga kolektivi por nga “NËNA PARTI”.

Kjo rrit shantazhet përmes pyetjeve të shumta “nëse do vish të marrish pjesë në takimet e partisë, në këtë rast të BDI”. Pir hir të së vërtetës BDI e trashëgoi këtë lloj sistemi të zhvatjes së lirisë së njerëzve përmes kërkimit të votës. E dyta, Gostivari dhe Kërçova. Kërçova është e ndarë në dy zona elektorale dhe si komunë për BDI ka votuar gjithsej 7620 persona, ndërsa për BESËN 930. Dallimi është 6690.

Në Gostivar ky dallim mes dy partive është 6109 vota më shumë për partinë në pushtet. Në Kërçovë dallimi është i kuptueshëm për shkak të liderit, ndërsa në Gostivar ka mundësi përmirësimi. E treta, dallimi kolosal në fshatra dhe komuna me minoritete shqiptare: Nëse dallimet do ishin në përqindje, humbja më e madhe e Lëvizjes BESA qëndron te fshatrat (veçanërisht jugorë). Kjo mund të kuptohet nga vetë fakti se është parti e re, por edhe se komisionerët e partive në pushtet i ‘kontrollojnë’ më mirë këto rajone. Nëse krahasojmë votat në komunën Mavrovë, Zhupë, Ohër, Resnjë, Manastir, Demi Hisar, Plasnicë dhe Çuçer Sandevë dallimi mes Lëvizjes BESA dhe BDI është 5312 vota në favor të partisë në pushtet. Interesante që në këto fshatra-(komuna) PDSH është më e fuqishme gjithashtu se BESA, ndërsa BDI ka fituar gati një me pesë në secilën prej tyre. ZONA 3, 4 dhe 7: Në këto zona nuk konkurroi Lëvizja BESA, ndërsa vetë BDI mori 2509 vota.

Pra nëse marrim parasysh gjithë këto komuna rurale ose të largta dhe Gotivarin me Kërçovën, BDI ka fituar 21,550 vota më shumë sesa Lëvizja BESA, që don të thotë, nëse largojmë këta vota rurale dhe lokaliste, BESA ka fituar 7377 vota më pak. Kur të krahasohen edhe disa fshatra brenda rrethinave si Shkup, Dibër, ku fitorja e BDI është mbi një me pesë, atëherë del qartazi se rezultati de fakto ishte barazim, por duke pasur parasysh shantazhet dhe historinë e re të partisë BESA, fituesja morale e këtyre zgjedhjeve është pikërisht kjo e fundit. Çfarë përfundimi na japin numrat? -Decentralizimi ose në gjuhën zvicerane, kantonizimi i komunave është më se i nevojshëm, pasi nuk ka pse për fatin e komunave si Çair dhe Kumanovë të vendosin Komunat e Kërçovës, Gostivarit dhe anasjelltas.

Qeveria lokale duhet të ketë fuqi administrative në territorin e saj më shumë se ai qendror. Mos flasim këtu për dallimet mes komunave lindore dhe perëndimore. -Lëvizja BESA duhet të fillojë fushatën e fshatrave dhe te komunat e “largta” nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Tanimë ka grup parlamentar dhe nuk guxon të quhet parti e vogël.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme