“Pse më bullizojnë mua?”- Zbulohet letra e adoleshentes para se t’i jepte fund jetës! Çfarë kishte shkruar 15 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjirokastrën pasditen e djeshme, kur një 15-vjeçare u gjet e vetëvarur në banesën e saj.


Familjarët e zbuluan aktin tragjik disa orë më vonë, ndërsa ishte i ati ai që e konstatoi dhe njoftoi urgjencën. Mjekët konstatuan se adoleshentja kishte ndërruar jetë, duke lënë pas një letër rrëqethëse që ka thelluar edhe më shumë tronditjen e familjes dhe komunitetit.

Letra që flet për bullizmin

Në sendet personale të vajzës, familjarët gjetën një letër të shkruar në anglisht, pa datë, në të cilën ajo rrëfente dhimbjen dhe izolimin që ndiente për shkak të bullizmit.

Pse më bullizojnë mua?” – shkruante 15-vjeçarja, duke dhënë një sinjal të qartë se ndjehej e përjashtuar dhe e sulmuar nga bashkëmoshatarët.

Kjo ka ngritur edhe më shumë dyshime mbi faktorët që e çuan drejt aktit fatal.

Lëvizjet e fundit të vajzës

Sipas burimeve nga hetimet, para se të kryente veprimin tragjik, 15-vjeçarja ishte larguar nga shkolla tre herë gjatë ditës, duke u kthyer në banesë, por çdo herë aty ndodhej i ati. Vetëm pasi gjeti një moment kur ishte e vetme në shtëpi, ajo vendosi t’i japë fund jetës.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që mund ta kenë shtyrë të renë drejt vetëvrasjes. Ndërkohë, ngjarja ka rihapur debatin mbi bullizmin në shkolla dhe mungesën e mekanizmave të mbështetjes psikologjike për nxënësit.

Kjo është vetëvrasja e dytë e një të riu në Gjirokastër brenda një muaji, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve arsimore, përfshirë psikologen e shkollës.

Sot, në shenjë zie dhe solidariteti, mësimi në gjimnazin e vajzës është pezulluar, ndërsa familja dhe qytetarët kanë përcjellë të renë për në banesën e fundit.

Ngjarja tragjike sjell edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për masa kundër bullizmit dhe për forcimin e mbështetjes psikologjike për të rinjtë, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme