Pse Millosheviqi e ka pasur “më vështirë me serbët e Kosovës se sa me shqiptarët”

Ish – bashkëpunëtori i afërt i Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq, në një bisedë për “kurir” të Beogradit ka treguar ato që ai i ka quajtur vështirësi të ish- kryetarit të Serbisë që i kishte hasur në Kosovë dhe me shqiptarët e saj gjatë kohës sa ai ishte kryetar i Serbisë.

Ka thënë se për Millosheviqin Kosova ka qenë një patate e madhe e nxehtë që i mbeti në dorë, pasi, çështja e saj ishte ende e pazgjidhur, transmetonte Koha.net.

E, sipas Bullatoviqit, zgjidhja e statusit kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974 sipas të cilës Kosova kishte faktikisht shtetësi. Dhe ky dhe ka qenë aktiviteti i parë i Millosheviqit .

“Ai e ktheu Kosovën në kuadër të Serbisë”, ka thënë Bullatoviq.

Ish-zyrtari jugosllav nga Mali i Zi më pas tregon se shqiptarët bojkotuan të gjitha institucionet e mundshme, ndërsa në botë dërguan imazhe që nuk ishin në favor të Serbisë e as të Jugosllavisë.

Pas kësaj, ka treguar Bullatoviq, një numër i madh i serbëve dhe i malazezëve në Kosovë kishin zënë pozicione që objektivisht nuk u takonin. Kjo për shkak se shqiptarët nuk donin të merrnin funksione shtetërore.

“Mjaftonte të ishe serb apo malazez e të merrje një funksion të mirë shtetëror. Pastaj të tregoje forcën, mos durimin dhe jo transparencën në afarizëm”, tha Bullatoviq.

Madje, sipas tij, për këtë kishte reaguar edhe vetë Millosheviq i cili në një rast paska pas thënë: “Më të vështirë e kam me serbët e malazezët nga Kosova se sa me shqiptarët”.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme