Bota është e mbushur me tradita të cilat shpeshherë dinë të jenë të çuditshme dhe ndonjëherë edhe të ‘egra’ në krahasim me kulturat tjera.
Por, kësaj radhe do të mësojmë për traditën e lavamanëve në Mbretërinë e Bashkuar, për t’i zbuluar arsyet se përse në këtë shtet vendasit i mbajnë dy çezme, transmeton Telegrafi.
1. Për arsye historike
Shumica e shtëpive britanike datojnë në shekullin e 19-të dhe në vitet e para të shekullit 20-të, para se të shfaqeshin përzierësit e ujit dhe rubinetat modernë. Disa nga banesat janë shumë më të vjetra, dhe kjo është një nga pasojat e të jetuarit në një pjesë të botës ku ka shumë pak tërmete.
Kur kishte filluar të aplikohet sistemi i brendshëm hidraulik, ai kishte filluar me një sistem të thjeshtë që dërgonte ujë të ftohët direkt nga rrjeti në kuzhinë. Uji i nxehtë ishte shtuar më vonë, ndaras nga ai dhe kësisoj ishte krijuar sistemi me dy çezme.
2. Për ta respektuar ligjin
Në Britani të Madhe, ekziston një ligj i cili e ndalon përzierjen e ujit të nxehtë dhe të ftohët nga bojleri. Fakti është se nuk ka ndonjë ngrohje qendrore në shtet, dhe ekziston një tub i gazit në çdo shtëpi (të cilën britanikët e quajnë ngrohje qendrore).
Më herët se kjo kishte qenë e obligueshme një cilindër i veçantë si pjesë e bojlerit. Por për shkak të ndryshkut dhe arsyeve tjera, uji bëhej i dëmshëm për konsumim. Siç duket, kjo nuk i ndalonte njerëzit ta përzienin ujin dhe ishte e domosdoshme të prezantohej një ligj i cili e ndalonte përzierjen e ujit të ftohët – i përshtatshëm për konsumim – me ujë të nxehtë nga cilindri.
3. Për arsye ekonomike
Kur i përdorni dy çezme të ndara, i gjithë uji përzihet në lavaman në sasi të duhur dhe aty mund t’i pastroni duart. Kësisoj, ju e shpenzoni vetëm ujin të cilin e përdorni. Por, kur keni vetëm një çezme, ju e lëshoni atë, e caktoni temperaturën e duhur, e tek pastaj filloni t’i pastroni duart, gjë që konsumon më shumë ujë.