Pse nuk është i lehtë testimi për koronavirus?

Kur është fjala për ndalen e krizës së COVID-19, testimi i virusit është kyç për diagnostikimin dhe gjurmimin e epidemisë. Është mënyra e vetme për ta ditur se sa persona janë infektuar apo mund t’i infektojnë të tjerët.

Pavarësisht rëndësisë së testimit, disa shtete kanë shumë më shumë teste se shtetet e tjera, ama testimi nuk është i qasshëm për të gjithë. Arsyet janë faktorët e ndryshëm si koha, logjistika, ndërlikueshmëria e marrjes së mostrave, sigurimi i materialeve të vrazhda dhe pajisjeve për testim, si dhe ekspertiza për realizimin e testeve të sakta.

Shtetet që kanë vepruar më së shpejti për testim janë ato që kanë qenë më të suksesshmet në kontrollimin e virusit. Si Koreja e Jugut, e cila e ka filluar herët testimin në klinika, spitale e qendra ku testi mund të bëhet edhe nga veturat. Rasti i parë i konfirmuar në këtë shtet ishte evidentuar më 20 janar. Italia, nga ana tjetër, që e ka konfirmuar rastin e parë më 31 janar, ka testuar 1.65 persona për njëmijë banorë përgjatë gjashtë javësh. Teksa Italia e rriti numrin në mënyrë të konsiderueshme, ajo akoma është duke e testuar një përqindje më të lartë të popullsisë sesa Koreja Jugore – në Itali testohen 24.5 persona për njëmijë banorë, derisa në Korenë e Jugut 11. Pikërisht fillimi më i hovshëm ishte një nga faktorët që e bëri më të ngadalshëm parandalimin e përhapjes. Shifrat janë të ndryshme: Spanja me 20 teste për njëmijë, Australia me 17, Kanadaja me 15, Shtetet e Bashkuara të Bashkuara me 12, Mbretëria e Bashkuara me gjashtë.

Vonesat në testime

Fillimi i testimit në fazë të vonshme shpesh ka nënkuptuar se virusi e ka pasur mundësinë të shpërndahet në të gjithë komunitetin. Si pasojë, shteteve që reaguan ngadalë u duheshin më shumë teste për të identifikuar më shumë infeksione.

Testimi si i tillë nuk e shkakton rënien e numrit të sëmurëve. Ende ka pikëpyetje, për shembull, lidhur me rezultatet e besueshme të testeve te njerëzit që nuk shfaqin simptoma.

Hapat më të mëdhenj në këtë rrafsh i kanë hedhur shtetet që i kanë bërë bashkë testimin edhe gjurmimin e kontakteve, si dhe masat kufizuese. Kjo ua mundëson autoriteteve publike shëndetësore që të mbledhin të dhëna për të marrë vendime të duhura, duke përfshirë edhe politika më strikte e selektive për distancim social, kur këto të fundit janë të nevojshme.

Shtetet që janë prapa ende janë duke bërë përpjekje për t’i rritur kapacitetet testuese. Për shembull, sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar e ka shpalosur në prill nismën për rritje të numrit të testimeve në 100 mijë për ditë deri në fund të prillit, rritje kjo 10-fishe në raport me 10 mijë në ditë sa ishin në fund të marsit.

Për testet e COVID-19, rritja për 10 apo 100 herë nuk është aq e thjeshtë sa përgatitja për një emergjencë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme