“Pse nuk vesh kostum”/ Pyetja që shkaktoi irritim në Zyrën Ovale, Zelensky i përgjigjet gazetarit: Ndoshta diçka më të lirë kur…

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte një element tjetër që shkaktoi irritim te presidenti amerikan, Donald Trup, gjatë takimit të tensionuar në Zyrën Ovale.

Sipas Sky News, Zelensky ishte këshilluar nga ekipi i Trump që të vishte një kostum formal gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, presidenti ukrainas vendosi të mos i përmbahej protokollit të kërkuar, duke zgjedhur një veshje më sportive.

Në fund të takimit, një gazetar pyeti Zelenskyn pse nuk kishte veshur kostum, duke e akuzuar për një sjellje që tregon mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara.

Kjo pyetje shkaktoi një atmosferë edhe më të tensionuar pas takimit.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme