Pse serbët në Maqedoni janë kundër barazisë së shqiptarëve me maqedonasit

Lideri i serbëve në Maqedoni Ivan Stojilkoviq, sikur dhe Beogradi, konfliktin politik në Maqedoni e sheh si konflikt ndëretnik, shqiptaro – maqedonas.

Ai, transmeton Koha.net, shprehet hapur kundër barazisë së shqiptarëve me maqedonasit. Madje, ai në këtë barazi ka parë bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

“Situata në Maqedoni shpie drejt asaj që ne serbët të jemi minoritet i kërcënuar dhe të kemi fatin e popullit tonë në Kosovë, pa të drejta, të izoluar, të pambrojtur. Për këtë arsye, përkrahim protestat dhe përpjekjen e pengimit që në Maqedoni të miratohet Platforma e Tiranës”, thotë Ivan Stojilkoviq, deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe lider i të vetmes parti serbe, Partia demokratike serbe në këtë në këtë vend.

I pyetur nga “blic “i Beogradit pse minoriteti serb po merr pjesë në atë që kjo gazetë e ka quajtur “konflikt i maqedonasve dhe shqiptarëve”, Stojilkoviq është përgjigjur: “Po flasim për popullin maqedonas që nuk dëshiron dhe nuk lejon të jetësohet platforma e cila shqiptarëve u jep të drejta të njëjta me maqedonasit. Çdo realizim i këtij plani do të thotë përjashtim i serbëve nga jeta në shtetin që e konsiderojnë të vetin”.

Sipas fjalëve të tij është logjike që serbët të marrin pjesë në anën e maqedonasve, ndërsa ka shtuar se dhënia e të gjitha të drejtave për shqiptarët dërgon në bashkimin e tyre në një shtet të vetëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme