Kafen në këtë bregdet në veri të vendit, mund ta pish me 70 lekë, por ka bare që e ofrojnë edhe me 50 lekë. Në Velipojë dominon turizmi familjar dhe numri më i madh i pushuesve është nga Kosova.
“Plazhin e kanë shumë të mirë se është i gjatë për të ecur”.
Një shezllon kushton 500 deri në 700 lekë. Por të ardhurit në bregdet nuk shikojnë rritje të çmimeve krahasuar me një vit më parë.
“Ushqimoret janë të njëjta sikurse Korrik-Gusht”.
Shëtitjet e Qershorit janë preferencë e shumë pushuesve që zgjedhin këtë muaj për t’u ndalur në Velipojë. Është qetë dhe pastër, thonë ata.
“Zakonisht në fillim është më i pastër. Pastaj në sezon bëhet më i turbullt”.
Një kabinë në këtë periudhë për 15 ditë sigurohet me 15 mijë lekë deri në 35 mijë lekë. Kjo në varësi të zonës dhe kushteve. Velipoja hyn në top listën e plazheve të preferuara nga pushuesit e Kosovës për shkak të afërsisë dhe çmimeve të përballueshme./Tv Klan