Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”, Dimitar Nikollovski i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat derisa analizoi rezultatet e fundit të anketës së tyre vlerëson se disponimi më i ulët i maqedonasve në krahasim me shqiptarët për çështjen: “Vallë anëtarësimi i vendit në BE është punë e mirë për shtetin?, e ndërlidh me çështjen e identitetit, që plotësisht u imponua qëkur filluan problemet me Bullgarinë, shkruan Alsat.
“Në rast se kërkojmë ndonjë arsye se pse mbizotëron kjo ndjenjë tek maqedonasit, përmes një pyetjeje i pyesim: “Në rast se do të mbahej referendum për hyrje në BE, si do të votonit, edhe pse shumica thonë – po, kur do të pyeten ata që janë kundër, arsyeja numër një është humbja e identitetit nacional. Kështu që këtë mund ta ndërlidhim me çështjen e Bullgarisë”, deklaroi Dimitar Nikollovski, Eurothink. /Alsat.mk