Pse u regjistrua “Guxo” si parti pikërisht më 14 shkurt? – tregon Gërvalla

Donika Gërvalla nga “Guxo” ka thënë se ata kanë një planprogram të duhur për zhvillimin e jetës së kosovarëve.

Në konferencën për media, ku e bëri të ditur se kanë aplikuar në Komisionin Zgjedhor Qendror për t’u regjistruar si subjekt politik, ajo theksoi se do të punojnë që të ketë një arsim dhe shëndetësi të modernizuar, si dhe një zhvillim ekonomik për qytetarët, njofton Klankosova.tv.

Gërvalla tregoi se pse kanë vendosur që më 14 shkurt të regjistrojnë këtë iniciativë qytetare si parti politike.

“Kemi vendosur për të festuar arritjet e jashtëzakonshme me partnerin tonë, themelimin e bëmë në këtë datë për që ka ndodhur vitin e kaluar nga bashkimi i këtyre dy subjekteve Lëvizje Vetëvendosje dhe Guxo që bazohen në një platformë të sinqertë të partneritetit në luftimin e krimit dhe korrupsionit, instalimin e shtetit ligjor, në trasimin e rrugës për ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe plotë gjëra të tjera që me partnerin tonë qeverisës pajtoheni në detaje”, ka thënë Gërvalla.

Ajo deklaroi se për tani nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti tjetër të vendit pos LVV-së.

Po ashtu theksoi se ata kanë një planprogram më transparent për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror që sipas saj strukturat e partisë së tyre janë shumë më demokratike, njofton Klankosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme