Në vitet e 90-ta në Shqipëri kishte shkuar për vizitë kryekrimineli Arkan me gruan e tij Cecën, këngëtaren serbe të njohur në Ballkan e më gjerë.
Për këtë vizitë në atë kohë, Hashim Thaçi e kishte akuzuar Sali Berishën se e kishte strehuar në Shqipëri vrasësin e shqiptarëve, Arkanin.
Së fundmi edhe një këngëtar serb është ftuar në Shqipëri për të kënduar në festivalin e birrës në Korçë.
Në lidhje me vizitat e këngëtarëve serbë ka reaguar edhe ish-eprori i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se nuk është hera e parë që në Shqipëri lejohen të hyjnë kriminelët serbë.
“Në fakt për këtë vizitë 1996 Hashim Thaçi kishte tentuar ta ndyj dr. Salih Berishën por realiteti ishte krejt ndryshe, në fakt Petrit dhe Flamur Ame ishin miq të Hashim Thaçit, Azem Sylës, Kadri Veselit, Sabit Gecit, Agim Çekut dhe shumicën pothuajse të gjitha ardhjet e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në Kosovë bëheshin përmes Petrit e Flamur Ames përmes Maqedonisë, përmes Dibres dhe Hanit të Elezit”, shkruan Miftari në Facebook.
Ai tregon se pastaj këta dy vëllezërit janë vra që ishin miq të Arkanit dhe Thaçit.
“Pse u vranë pastaj këta dy vëllezër nga Maqedonia e vërtetë miq të Arkanit por edhe miq e të besuar të Hashim Thaçit me shokë, në këtë enigmë duhet me u pyet Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Klosi me Kadri Veseli dhe Sabit Geci.. mos po i din rastësisht përgjigjet!”, shkruan tutje Miftari.
Postimi i plotë:
Rrëfimi i Cecës për Pogradecin/ A po e akuzon Thaçi Berishën për këtë vizitë?
Svjetllana Raznatoviq CECA: A mund të quhet vizitë ardhja në atë fshatin turistik të Tushemishtit dhe më pas një xhiro anembanë nëpër qytetin e Pogradecit, pa zbritur nga makina…?
Do të më falni nëse nuk e mbaj mend datën e saktë, por ka qenë qershori i vitit 1996 dhe unë isha në Ohër me Arkanin, nën shoqërinë e një tregtari të fuqishëm nga Dibra e Maqedonisë, Petrit Hamo, por fatkeqësisht pas pak kohësh ai u vra dhe për këtë më erdhi shumë keq. Pra ishim të tre, unë, Arkani dhe ai biznesmeni nga Dibra, Petrit Hamo, që Arkani e kishte shumë mik. Ishte ideja e biznesmenit dibran Petritit, që të shkonim në Shën Naum. Më pas ai na bëri një propozim, të kalonim kufirin dhe të hanim një drekë tek fshatin i parë sapo kalon doganën. Arkani nuk deshi në fillim, por pas këmbënguljes së biznesmenit se ishte një fshat i bukur dhe gatuhej tava e atij peshkut të rrallë, koranit, ne pranuam.
Nuk patët frikë dhe si u futët në Shqipëri?
Ceca: Arkani ishte shumë i kujdesshëm në lëvizje, por më pas u bind që të përdorte një pasaportë tjetër, jo me emrin e tij të vërtetë, por me një emër tjetër; edhe unë kisha pasaportë rezervë me identitet tjetër. Lamë makinën tonë luksoze tek Manastiri i Shën Naumit dhe kaluam kufirin me një xhip të zakonshëm ‘Hundai’ me targa të Ohrit. Në fakt, i gjithë ky itinerar ishte ideja e Arkanit. E kaluam kufirin normalisht pa problem, me pasaportat me identitet tjetër dhe u futëm në Tushemisht, një fshat shumë i bukur, i futur në breg të liqenit. Dukej një fshat i pastër oriental dhe shumë i virgjër. U futëm në një lokal fare pranë kufirit, i cili kishte një hauz të madh uji me peshq. Ishte shumë bukur, dikush që shërbente, na tha të uleshim tek tavolina ku qëndronte Enver Hoxha për relaks. Atje u ulëm nën një tendë të hijezuar midis pemëve rrotull, duke pasur në këmbët tona ujin e peshqit. Kemi ngrënë një tavë me koran, që unë do ta mbaj mend gjatë. Peshku u kap në syrin tonë aty në hauz si tip pishine, dhe na i gatuan. U kënaqëm, një relaks i vërtetë! Më pas bëmë një shëtitje nëpër qytet me makinë, por pa dalë prej saj. Më thanë “ky është Pogradeci, qytet i bukur”, por m’u duk i varfër, me rrugë me gropa dhe ca ndërtesa uniformë të palyera. Më pas u larguam. Kam bërë dhe shumë fotografi tek ai lokali, që na i bënte biznesmeni nga Dibra. Pasdite u larguam. Ishte një pushim i vërtetë.
Hashim Thaçi i ka akuzuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën se ka strehuar në Shqipëri vrasësin e shqiptarëve, Arkanin. Thaçi nuk jep detaje se kujt i referohet për akuzën e tij, por pak kohë më parë, në mediat shqiptare u botua një intervistë e këngëtarës Ceca, ish bashkëshortja e Arkanit që tregonte si kishte hyrë në Shqipëri.
————————————
Shqipëria nanë
Nuk është hera e par që Shqipëria thirr, pranon, nderon dhe lejon që kriminelët Serb të jen mysafir në Shqipëri.
Në fakt për këtë vizitë 1996 Hashim Thaçi kishte tentuar ta ndyj dr. Salih Berishën por realiteti ishte krejt ndryshe, në fakt Petrit dhe Flamur Ame ishin miq të Hashim Thaçit, Azem Sylës, Kadri Veselit, Sabit Gecit, Agim Çekut dhe shumicën pothuajse të gjitha ardhjet e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në Kosovë bëheshin përmes Petrit e Flamur Ames përmes Maqedonisë, përmes Dibres dhe Hanit të Elezit.
Pse u vranë pastaj këta dy vëllezër nga Maqedonia e vërtetë miq të Arkanit por edhe miq e të besuar të Hashim Thaçit me shokë, në këtë enigmë duhet me u pyet Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Klosi me Kadri Veseli dhe Sabit Geci.. mos po i din rastësisht përgjigjet!