Mediat greke i kanë kushtuar një portret të veçantë Babis Anagnostopoulos, njeriu i cili nga një njeri që u hoq si viktimë e një grabitje në banesën e tij u shndërrua në një nga personat më të urryer në Greqi.
32-vjeçarit i janë zbuluar edhe lëvizjet më të reja në burgun Kordhalo, ku thuhet se është ambientuar shumë shpejt, shfaqet i ftohtë dhe i akullt si dhe nuk bën lëvizje të panevojshme, por qëndron më së shumtën e kohës me të burgosurin që ndan qelinë.
Psikiatri grek Dimitris Souras e përshkruan 32-vjeçarin si një njeri pa ndjenja, që nuk ndjen përgjegjësinë e fajit. Për të piloti grek nuk kërkon kurrë falje pasi nuk pendohet për asgjë.
Po ashtu mediat kanë zbuluar edhe disa fiksime të 32-vjeçarit mbi veturat e shtrenjta, udhëtimet jashtë vendit, një llogaritës i gjithcckaje, përfshi euron e fundit.
© SYRI.net