PSP kërkon 2.2 milion euro nga Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski dhe Martin Protugjer

Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Ilija Dimovski dhe Leo Ristovski do të duhet që në mënyrë solidare t’i kthejnë shtetit 2.2 milionë euro, nëse Gjykata Penale i shpall fajtor te lënda “Tiranik”. Kjo thuhet në propozim-masat që i kërkon ekipi i Prokurorisë Speciale Publike në aktakuzën e dorëzuar në Gjykatën Penale, shkruan Makfax.

Aty thuhet se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe shefi i kabinetit të tij Martin Protugjer, për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2011, duhet të kthejnë në buxhetin shtetëror 567 mijë euro, për shkak të parregullsive në financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2011, transmeton Gazeta Lajm. Për fushatën zgjedhore në vitin 2012, PSP kërkon 673 mijë euro nga Gruevski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski. Nëse shpallen fajtorë ata do të duhet të paguajnë shumën prej një milionë eurove për fushatën zgjedhore në vitin 2014. që do të thotë se gjithsej PSP kërkon prej tyre 2.2 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme