Publicisti nga Tirana Kolec Traboini ka goditur ashpër kreu e UNITETIT, Gëzim Ostreni, duke shfrytëzuar një postim në internet, ku ish-gjenerali I UÇK-së ka folur për përgatitjet për zgjedhjet locale.
Traboini që njihet si një nga publicistët e shtypit të Tiranës dhe mediave tjera shqiptare I ka bërë thirrje Ostrenit që si ish-shef I shtabit të përgjithshëm të UÇK-së të flas edhe për vrasjen që ndodhi natën e 7 gushtit të 2001 ku u vra komandant Teli dhe bashkëluftëtarë të tij derisa ishin në gjumë. Ai ka thënë se Ostreni mban përgjegjësi për të folur për këtë rast.
Ostreni te deklaroje se si e shiten informacionin e vendodhjes se komandant Telit naten e 7 gushtit 2001 ku u vrane ne gjume 5 luftetare te UCK-se nga bashkpunimi i shtabit te UÇK se Ahmetoviçit ne sigurimin maqedon. Gezim Ostreni si shtabist ka pergjegjesine e tij ne kete masaker. Dhe nuk guxon te flase per te. I frigohet si djalli nga temjani…”, ka shkruar Traboini, në postimin më poshtë që është konfirmuar si autentik nga vetë autori.