Publikohen nga WikiLeaks emailet e partisë së Erdogan, ja çka thuhet për Gruevskin

Nuk kaluan shumë orë që kur WikiLeaks publikoi e-mailet private të partisë së Erdoganit dhe menjëherë ky ueb sajt u sulmua nga hakerë.

Në një deklarim në ueb sajtin e tyre, dje WikiLeaks shkroi: “Sot, ora 11 pasdite në Ankara, WikiLeaks publikon pjesën e parë të e-maileve të partisë së Erdoganit, AKP-së. AKP apo Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, është partia udhëheqëse në Turqi dhe është forca politike prapa presidentit të shtetit, Recep Tayyip Erdogan”.

Telegrafi Maqedoni ka gjurmuar komunikimet elektronike për politikanët e Maqedonisë dhe ju sjell rezultatet se çka thuhet për ish-kryeministrin Gruevski.
Për Nikolla Gruevskin ka një rezultat kur kërkohet sipas mbiemrit. Letra është dërguar nga emaili digi.security@isnet.net.tr drejt një grupi njerzish të lidhur me Google Groups që mendohet të jenë funksionarë të AK Partisë.

Emaili ku përmendet Gruevski është dërguar me datë 24 Qershor dhe mbi të gjitha flitet rreth aferës së përgjimeve dhe publikimi i bombave të liderit të opozitës Zoran Zaev ku përmendet krimi financiar dhe krimi zgjedhor që u dëgjua edhe tek ”bombat” e LSDM-së.

Në email përmendet edhe reagimi i Komisionit Evropian për 67000 telefonatat e përgjuara dhe se në Maqedoni janë përgjuar mbi 20.000 njerëz.

Në email flitet gjithashtu edhe për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për bisedimet në krizën e Maqedonisë.

Në të vërtetë, emaili përmban informacione që kompania e kontraktuar e ka dërguar për të informuar AK partinë dhe funksionarët e partisë së presidentit Erdogan për atë se çka ka ndodhur në botë dhe rajon. Kompania që del sipas email adresës është ”İşNet”dhe emaili është dërguar në ora 07:55 në mëngjes. Lajmi i bashkangjtur me emailin buron nga portali Haber Turk. Vlen të theksohet se lajmi i njejtë nuk ekziston më në ueb faqen e Haber Turk.

Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë të gjurmoj emailet edhe për politikanët, partitë dhe institucionet tjera./Telegrafi/

Emailin ku përmendet Gruevski mund t’a gjeni ketu:

https://wikileaks.org/akp-emails/emailid/91500

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme