Publikohen pamjet e pasojave të sulmit në spitalin e Gazës

Hamasi pretendon se Izraeli në sulmin ajror ka goditur spitalin Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës.

 Pretendojnë se në këtë sulm janë vrarë të paktën 500 persona. E më herët zëdhënësi i ministrisë palestineze të Shëndetësisë, ka njoftuar se nga 200 deri në 300 persona janë vrarë në sulmin e spitalit, derisa Hamasi ka rritur shifrën në 500, transmeton Telegrafi.

Hamasi publikoi këtë kumtesë në Telegram si kundërpërgjigje për sulmin mbi spital, që siç pretendojnë zyrtarët e saj, janë vrarë qindra persona.

Zyrtar i lartë i Hamasit: Ne do t'i lirojmë të gjithë pengjet brenda një ore nëse Izraeli ndalon bombardimin e Gazës

 “Është një masakër dhe krim gjenocidal. Shumica e viktimave në spital ishin familje të zhvendosura, pacientë, gra e fëmijë. Sulmi gjithashtu zbulon mbështetjen amerikan dhe perëndimore për pushtimin”, u tha ndër tjera.

“Komuniteti ndërkombëtare dhe vendet arabe dhe ato islamike duhet të marrin përgjegjësinë dhe të ndërhyjnë menjëherë tani, e jo nesër për të ndalur pushtimin arrogant ndaj ushtrisë izraelite, përgjegjës për gjenocid”, thuhej më tej.

Spitali është sulmuar pa kurrfarë paralajmërimi më të hershëm, ka njoftuar Al Jazeera. E ueb-faqet palestineze dhe ato në rrjetet sociale kanë publikuar pamjet të sulmit dhe pasojat pas këtij sulmi. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme