Publikohen pamjet e rënda/ Ky është momenti kur vrasësi qëllon me armë ndaj turmës së njerëzve në Oslo!

Mediat norvegjeze kanë publikuar pamjet e sulmit tragjik me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Oslo.

Pamjet tregojnë momente kur personi i armatosur qëllon me armë ndaj njerëzve të pranishëm në rrugën përballë London Pub, i frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQ plus.

Të shtënat i morën jetën 2 personave dhe plagosën 21 të tjerë, ndërsa siç duket në filmime ngjallën panik mes të pranishmëve.

Në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Zainar Matapur, 42-vjeç. Hetuesit thanë se ndaj autorit janë ngritur akuza për terrorizëm.

Ai është shtetas nga Norvegjia, por ka ardhur si emigrant në këtë vend që në vitet ’90. Origjinën e ka nga rajonet kurde të Iranit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme