Publikohen pamjet e tri tërmeteve në Kroaci, për një moment qyteti kthehet në kaos

Një tërmet prej 5.1 ballësh goditi Zagrebin në orën 6:28 të mëngjesit të hënën, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.Tërmeti ka ndodhur 2 km nën tokë, 50 km në juglindje të Zagrebit dhe 12 km në veriperëndim të Sisak.

Epiqendra ishte 14 km në veri-lindje të Glinës, më afër Petrinja, tha kreu i Shërbimit Sizmografik të Kroacisë, Ines Ivancic. Magnituda ishte 5.1 shkallë rihter.

Tërmeti ishte i dyti më i forti që nga tërmeti 5.5 ballësh, i cili ndodhi më 22 Mars.

Sipas raportimeve të para, pas tërmetit të parë, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të forta në një periudhë të shkurtër kohore.

Tani për tani nuk dihet se çfarë dëmesh janë shkaktuar, por autoritetet kanë  konfirmuar dëmtime në disa ndërtesa dhe shumë njerëz tashmë po ankohen për muret e çara dhe oxhaqet në zonën e Sisakut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme