Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025, numërohen mbi 600 ngelës! Ja sa nxënës listohen me notën 10 absolute

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se janë publikuar rezultatet e provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Maturantët mund të njihen me rezultatet e tyre përmes linkut të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: Kliko këtu për rezultatet.


Provimin e kanë zhvilluar gjithsej 25,824 maturantë në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë.

Përqindja e kalueshmërisë për këtë provim rezulton të jetë 97.39%, ndërsa nota mesatare e maturantëve është 6.47.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme