Publikohet fotoja e parë e Isa Mustafës pas kthimit nga Gjermania

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës, është duke u përmirësuar. Ai javën që lam pas është kthyer në Kosovë ku po e vazhdon shërimin. E gjendja e tij duket të jetë mjaft e mirë.

Djali i ish-kryeministrit, Isa Mustafa, ka publikuar një foto ku shihen bashkë.

“Edhe këtë sfidë po e kalon!”, është mbishkrimi që Besniku, djali i Mustafës e ka bërë pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Mustafa për disa muaj ka qëndruar në një qendër rehabilituese për shërim në Gjermani.

Express, në vazhdimësi ka raportuar rreth gjendjes shëndetësore të zotit Mustafa.
Lideri aktual i LDK-së ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë komuniste para viteve të 90-ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike, si në Bordin e UP-së. Një kohë ka shërbyer si këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2010 ka marrë pozitën e kryetarit të LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme