Publikohet harta e balotazhit në Kosovë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka publikuar hartën e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të 21 komunave në Kosovë.

Ai thotë se sipas hartës, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.Image

“Kjo është harta e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që do të mbahet këtë të diele, më 14 nëntor 2021.

Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues“, tha ai.Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme