Publikohet letra të cilën Praljak i dërgoi familjes së vet para ta pinte helmin

Motivi i të dënuarit të Hagës i vetëvrarë, i dënuar për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë Slobodan Praljak është i qartë nga dy letra të cilat i kanë dorëzuar hetuesit e KB bashkëshortes së tij.

Të dy letrat janë me datë 27 nëntor, dy ditë para shpalljes së aktgjykimit të plotfuqishëm në lëndën Herceg-Bosna, transmeton Index.hr.

“Vendimi e ndërprerjes së jetesës në rast se shpallem fajtor e kam marrë kohë më parë – i qetë, me vetëdije dhe mirë të menduar”, ka shkruar Praljak në letrën e parë, të dedikuar familjes së tij.

Siç pretendohet, në letrën e dytë ai i drejtohet bashkëshortes.

“Kaqa, mendoj që letrën “Për familjen” do të duhet ta publikosh, në mënyrë që të pengohen thashethëmet,supozimet, gënjeshtrat, etj. të pafundme, ka porositur Praljak.
Avokati i tij Nika Pinter ka thënë se Praljak asgjë nuk ka  bërë dhe nuk ishte nën ndikimin e emocioneve dhe ndjenjave momentale.

“Për gjithçka, duke filluar nga mbrojtja e jetës së tij ka bërë në mënyrë shumë precize, vendosmërisht dhe qetë”, ka thënë Pinter.

Praljak ka pirë cianid në gjykatën e Hagës më 29 nëntor, pasi që Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për Ish Jugosllavinë (ICTY) e konfirmoi dënimin prej 20 viteve burgim për krime lufte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme