Publikohet video e rrahjes së drejtorit të PTK, Agron Mustafa (VIDEO)

Videon të cilën po e plasojmë përmban pamje nga sulmi që i bëjnë Avni Berisha, i ashtuquajtur Tarkani dhe drejtori për Krime Ekonomike dhe Antikorrupsion, Nazim Sahiti, drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës.
Ngjarja e cila ndodhi para disa ditëve pati për rrjedhojë suspendimin e Tarkanit, por jo të Nazim Sahitit. Edhe pse policia disponon të njëjtën video ku shihet fare qartë përfshirja e Sahitit në grushtimin e shokut të Mustafës, Fatos Statovcit e më pas edhe në shtyrjen e Mustafës, megjithatë Policia nuk ka ndërmarr asnjë masë ndaj tij.
Ditën që Mustafa u sulmua, dy zyrtarët dhanë deklarata të kundërta me atë që shihet në video. Edhe Agron Mustafa që shpërndau videon ka ironizuar duke shkruar se “Ja si i sulmova unë policët”.
Ndryshe ai u ka kërkuar falje prindërve, fëmijëve, gruas, motrave dhe vëllezërve dhe gjithë familjarëve të tij, për videon e dhunshme. Sipas tij, pamjet janë +18 dhe janë postuar nga vet ai për tu parë nga ministri i Brendshëm, Drejtësisë, Kryeprokurori, Kryeshefi i Inspektoratit Policorë dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme