Puhie Demaku, ish-deputetja e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës, nga Vetëvendosje, ka treguar se do të tërhiqet nga skena politike.
Lajmin ajo e ka konfirmuar edhe për Klan Kosova, duke thënë se këtë po e bën vetëm për arsye personale.
“Janë vetëm arsye personale – nuk do të aderojë në asnjë parti tjetër politike”, ka thënë Demaku për Klan Kosova.
“E kam përfunduar misionin tim”.