Pukë, operacioni i vështirë në malin me dëborë për të shpëtuar eksploratorët

Një operacion i vështirë kërkim-shpëtimi është zhvilluar gjantë natës së kaluar në zonën e Pukës, pasi një stuhi ere në malin e Munellës hodhi në greminë, dy nga pesë eksploratoët dhe i mori jetën njerit prej tyre.

Bashkia e Pukës ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion dhe ka publikuar momentet e rënda, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet familjes së adhuruesit të natyrës, Ndoc Mulajt, që humbi jetën.

Bashkia shkroi në Fb: “Pas ngjarjes së rëndë ndodhur një natë më parë, ku humbi jetën një prej promovuesve më të mëdhenj të maleve të Pukës, miku i të gjithëve, eksploratori, Ndoc Mulaj dhe u aksidentua eksploratori Ilir Shyti dhe gazetari Alfred Lela, bashkia e Pukës ngushëllon familjen Mulaj, i uron shërim të shpejt Ilir Shytit dhe Alfred Lelës.

Një falenderim me zemer për heronjtë e mbrëmjes së kaluar, Shërbimin Zjarrfikës, Ekipin mjeksor, Policinë e Shtetit, Forcat e Ushtrisë. Një super falenderim për banorët e Kimzës, Gojanit dhe Gjegjanit që u angazhuan maksimalisht në gjetjen e të aksidentuarve duke sfiduar vështirësit e terrenit dhe ecjen mbi 3 orë në këmbe.

Dashuria për natyrën sjell dhe sakrifica e sfida si ajo që mbrëmë tronditi Pukën dhe mbarë opinionin publik. Ngushëllime dhe një herë familjes Mulaj!”

Image

Image

Image

Image

Image

Image

ImageImage

Image

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme