Pulmologu tregon se si duhet të mbrohen qytetarët nga ajri i ndotur

Javëve të fundit ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur në nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.

Nga matja e fundit që është bërë nga  Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 14:00, vlera e ndotjes ka arritur në 185 që konsiderohet shumë e pashëndetshme.

Lexo po ashtu:
[Prishtina vazhdon të jetë vendi me ajrin më të ndotur në botë (Foto)] Prishtina vazhdon të jetë vendi me ajrin më të ndotur në botë (Foto)

Lidhur me pasojat që mund të sjellë kjo ndotje në shëndetin e qytetarit, Telegrafi ka zhvilluar një intervistë me Pulmologun Skënder Baca, i cili ka treguar se cilët janë personat më të atakuar nga kjo ndotje, simptomat që mund të sjellë në shëndet ndotja e ajrit dhe masat mbrojtëse që duhet të përdorin qytetarët gjatë kohës kur qarkullojnë në qytet.

Baca ka thënë se si masa mbrojtëse qytetarët mund të përdorin:  shallin, maskat, dhe pirjen e sa më shumë të lëngjeve dhe çajit pasi që të kthehen në shtëpi.

“Të jemi në ambient të mbyllur, të vendosim një shall, një maskë por edhe kur të dalim dhe kthehemi të marrim lëngje dhe të pimë çaj sa më shumë për shkak se qelizat e mukozës së traktit aspirator  gjithmonë duhet të jenë të mbushura me lëngje”, ka thënë Baca, duke thënë se kjo është pastrimi më i mirë i rrugëve aspiratore.

Lexo po ashtu:
[Të gjitha lajmet për ndotjen e ajrit] Të gjitha lajmet për ndotjen e ajrit

Ndërkaq sot edhe Instituti i Shëndetit Publik, ka propozuar që inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.

Instituti po ashtu ka bërë apel tek qytetarët që të reduktojnë daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat.

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme