Punë e kryer: Milan nënshkruan me yllin e madh

Kalulu nënshkruan kontratë të re me Milanin.

Mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor të vitit 2027, kanë konfirmuar Kuqezinjtë në kanalet zyrtare

“AC Milan ka kënaqësinë të ju njoftoi që ka nënshkruar kontratë të re me Pierre Kalulu deri më 30 qershor 2027”, thuhet në deklaratën zyrtare të gjigantëve të Serie A.

“Pierre ju bashkua Kuqezinjve në verë të vitit 2020 dhe prej atëherë ai ka bërë 75 paraqitje për klubin, duke e çimentuar vetën si njëri prej mbrojtësve kryesor të skuadrës”.

22 vjeçari ju bashkua Milanit për një shumë më të vogël se 1 milion euro nga Lyoni më 2020 dhe shpejt është bërë startues në formacion, fillimisht si mbrojtës i djathtë dhe pastaj si mbrojtës qendre.

Mbrojtësi francez ka dy gola në 75 paraqitje me Kuqezinjtë dhe ka bërë 20 paraqitje deri me tani me skuadrën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme